Ravaneli për Higuain: Ka vështirësi mendore, i duhen pushime

 

Ish-sulmuesi i famshëm i Juventusit, Fabricio Ravaneli, tha se se Gonzalo Higuain ka “vështirësi mendore dhe se ka nevojë për pushime”. Argjentinasi po shndërrohet në një problem te bardhezinjtë.

“Besoj se për të përjashtimi nga Kombëtarja qe një situatë që e plagosi, dy mungesa thirrjeje është vështirë të përtypen. Gonzalo është me të vërtetë konfuz, duket shumë larg të atij Higuain që ne njohim. Duhet të pushojë, para së gjithash në kokën e tij, duhet të marrë një javë pushime dhe pasta të kthehet, nuk i shërben një skuadre kështu”.