Presidenti i federatës maqedonase: Ndaj Shqipërisë e kaluam provimin!

Maqedonia dhe Shqipëria barazuan 1-1 mbrëmë në “Mlados Staddium” në Strumnicë në ndeshjen e 8-të në grupet për t’u kualifikuar në “Rusi 2018”. Sfida ishte cilësuar si me rrezikshmëri të lart, dhe siç evidentojnë edhe mediat maqedonase (ekipa.mk), është fitorja më e madhe për sfidën e mbrëmjes së djeshme.

Presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit, Ilcho Gjorgjioski dhe presidenti Duka kanë konfirmuar një gjë të tillë.

“Jam i kënaqur me organizimin e bërë për këtë ndeshje, që është cilësuar si me rrezikshmëri të lart nga UEFA. Ky rrezik ka kaluar pa incidentin më të vogël. Ne e kaluam provimin dhe treguam se Maqedonia është gati për të organizuar vente të mëdha. Sa për ndeshjen, më vjen keq që nuk fituam pasi në fund patëm mundësi të mira shënimi”, tha Gjorgjioski pas ndeshjes.

Duka ndërkohë konfirmoi se ndeshja shkoi mjaft mirë, duke evidentuar vetëm faktin se udhëtimi ishte i lodhshëm. /vipsport.al/

 

more recommended stories