“Prej Messit i kam kërkuar Ancelotti-t që të zëvendësohesha”

Me dy golat e shënuar mbrëmë, Lionel Messi edhe njëherë ka treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm. Barcelona mundi 3-0 Juventusin, ndërkohë që “pleshti” fitoi duelin me Messin.

Talenti i tij asnjëherë nuk është vënë në diskutim, teksa ish-mbrojtësi i Milanit, Billy Costacurta ka rrëfyer një episod që ka ndodhur disa vite më parë.

“Pas paraqitjes së tij kundër Juventusit u kujtova që kam luajtur kundër Messit kur ai ishte 17 vjeç. Ishte një ndeshje miqësore para kampionatit. Unë u aktivizova 30 minuta para fundit. Ndoshta edhe pse i kisha këmbët e rënda, nuk e di përse, por nuk e ndala kurrë. E kujtoj që u ktheva te Ancelotti dhe i thashë se në rast se do të më zëvendësonte nuk do të ofendohesha, përkundrazi do të shmangia një figurë të shëmtuar”, ka treguar ish-mbrojtësi i njohur. /vipsport.al/

 

more recommended stories