Prapaskena e bujshme, Napoli i refuzoi Juves 40 milionë euro për Hysajn

Elseid Hysaj përfaqëson një profil të gjatë dhe interesant për drejtuesit bardhezi, në kërkim  – gjatë merkatos të porsambyllur  – të një mbrojtësi me karakter ofensiv në krahun e djathtë.

Antonio Korbo, gazetar i “La Repubblica”, zbuloi për “Canale 8” një prapaskenë të bujshme në lidhe me mbrojtësin shqiptar.

“Midis Juventusit dhe Napolit ka një lloj sinergjie në nivelin europian, edhe për faktin që Anjeli dhe De Laurentis janë dy protagonistë absolutë të ECA-s. Juventusi kishte ofruar 40 milionë euro për Hysajn, por Napoli e hodhi poshtë propozimin pasi e vlerësonte shumë futbollistin dhe e konsideronte të paprekshëm”.

more recommended stories