Partizani, tenis me Naftëtarin: 6-2. Çani debuton me gol…

Partizani luajti tenis me Naftëtarin me të kuqtë që fituan 6-2 në stadiumin “Bashkim Sulejmani” në Kuçovë.

Vendasit shënuan të parët me anë të Nallbatit 12’, por Xhixhiua barazoi në të 19’. Malota (44’)mbylli llogaritë e pjesës së parë që përfundoi 2-14 për të Kuqte. Blerja e bujshme e Partizanit, Edgar Çanit u fut si zëvendësues dhe pas disa minutash shënoi gol në të 61’, ashtu sikundër dhe panamezi Herrera 64’. Kajo i Naftëtarit shkurtoi diferencën në 5-2, por Batha me penallti vulosi shifrat në 6-2 në minutën e 85-të.

 

Naftëtari – Partizani 2-6

Nallbati 12′, Kajo 80’ / Xhixhiua 19′, 72’, Malota 44′, Çani 61’ Herrera 64’ , Batha 85’

 

more recommended stories