Partizani, Iuliano kthen “gardën e vjetër” në fushë, por jo të gjithë

Trajneri i Partizanit, Marko Iuliano, ka menduar të hedhë në fushë një formacion miks për ndeshjen me Naftëtarin në Kuçovë. Ai ka kthyer në formacion disa nga titullarët e mëparshëm, por jo të gjithë.

Në fushë kthehen mbrojtësit Krasniqi dhe Kalari, ndërkohë që luajnë titullarë edhe në Kupë Ibrahimi e Fejzullahu. Kthehet edhe Batha, që luan përkrah La Kamera dhe Adorjan. Në sulm janë Herrerea, Xhixhua dhe Bardhi.

Nuk luan nga minuta e parë Çani, por ndoshta në pjesën e dytë do të ketë minuta edhe për të. Në portë luan sërish Xhika dhe jo Hoxha.