Panucci “skanon” dy ndeshjet e para: Shumë lojtarë nuk janë mirë fizikisht!

Trajneri i kombëtares, Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp për dy ndeshjeve ndaj Lihtejshtejnin dhe Maqedoninë. Strategu kuqezi ka bërë një analizë për 4 pikët e mara në këto ndeshje.

“Duke marrë parasysh faktin që shumë lojtarë nuk luajnë në ekipet e tyre, këto dy ndeshje ishin të rëndësishme për të parë kondicionin fizik. Siç e pamë edhe Franca barazoi me Luksemburgun. As me Lihtejshtenin nuk e patëm të thjeshtë. Mund të them që në këto dy ndeshje kam mbetur i kënaqur.

Në 30 minutat e para me Lihtejshtenin e morëm shumë lehtë, por në pjesën e dytë skuadra nisi që t’i japë më shumë ritëm. Kishim lojtarë si Memushaj, Ajeti dhe Roshi që në skuadrat e tyre nuk po kalojnë një moment të mirë. Llullakun dhe Memushajn u detyrova që t’i largoj.

Nuk më pëlqejnë shumë të falura nëse fiton apo humbet. Në Maqedoni vendosa për Lilën dhe Kukelin për të qenë para mbrojtjes, sepse pata vlerësim te forca dhe tempizmi i tyre. Maqedonia ishte shumë e ashpër në kundërsulm, ndaj duhet të kishim kujdes. Në pjesën e parë nuk kishim raste, por të paktën nuk vuajtëm. Jam i sigurt që sa më shumë kualitete të kesh në fushë, aq më mirë është. Sepse tani mund të isha hero nëse do të kishte shënuar Sadiku.

Në 25 minutat e fundit ekipi ra fizikisht, dhe këtë gjë e shfrytëzoi Maqedonia. Mund të bënim më mirë nëse do të luanim më vonë. Jam i fiksuar dhe i sëmurë nga puna ime dhe pas ndeshjes e kam parë disa herë ndeshjen.

Kam respekt për Shqipërinë, lojtarët, presidentin duke menduar 24 orë për këtë punë. Gjermania dhe Spanja janë të vetmet skuadra që janë më lart se të tjera. Është më mirë që të luajmë me 3 lojtarë në mesfushë dhe jo dy”.