Panucci “me nerva”: Cikalleshi shkeli rregulluat, avioni i nisej në 8:00, por ai …

Christian Panucci është shfaqur shumë i nervozuar kur është pyetur për çështjen Cikalleshi. Strategu italian ka sqaruar se në kombëtare nuk mund të merret leje për firmosje kontrate. Ai ka sqaruar të gjithë ngjarjen duke e cilësuar “lejen” si “thyerje disiplinore”

“Ekipi kombëtare nuk është një vend ku kërkohet për të ardhur dy ditë më vonë. Gjysma e lojtarëve kanë arritur që të marrin kontratat e tyre edhe fal ekipit kombëtar. Po është thyerje e disiplinës. Avioni nisej në orën 8 dhe mua më ka komunikuar në orën 9. Cikalleshi duhet të vinte në kombëtare, sepse transferimi i tij mund të bëhet edhe në mënyra të tjera për të firmosur.

Me email ose me ardhjen e agjentit. Nëse dikush më telefonon ‘Mister të lutem kam djalin në spital?’ Ai mund të vijë edhe të mërkurën sepse familja është e para. Firmoste në ekipin kombëtare, dhe në mbrëmje edhe mund të festonim të gjithë së bashku”, tha strategu italian.