Panucci me “dhimbje koke”, dëmtimi i Abrashit rikthen Kaçen dhe Xhakën?!

Trajneri i kombëtares, Christian Panucci ka filluar të ndjejë “dhimbjet e para të kokës” për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve ndaj Spanjës në Italisë. Dëmtimi i Amir Abrashit, i cili do të mungojë minimalisht për 4 javë, do të sjellë jo pak probleme për kuqezinjtë tanë.

Ai i shtohet mungesës së Mavrajt, Kukelit dhe Roshit për shkak kartonësh. Strategu italian duhet të bëjë një punë të madhe në fundin e këtij muaji për të gjetur zëvendësuesit e tyre.

Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe kanë mundësi të mira që të rikthehen në kombëtare, duke parë situatën e vështirë që është krijuar për shkak kartonësh dhe dëmtimesh. Ata do të jenë alternativa të mira në repartin e mesfushës, ndërkohë që nuk dihet ende nëse italiani do të rikthejë edhe Cikalleshin.

Sa i përket Ajetit, mbrojtësi nuk ka asnjë dëmtim të rëndë dhe pritet të jetë gati për grumbullimin e radhës në Kombëtare. /vipsport.al/

 

more recommended stories