Pagat shqiptarëve në Seria A, Berisha dhe Hysaj janë “bosat” kuqezi

Janë të shumtë futbollistët shqiptarë që luajnë në Seria A. Disa prej lojtarëve të kombëtares luajnë titullar në skuadrat e elitës së futbollit italian. “VIP Sport” ju sjell pagat zyrtare të lojtarëve tanë.

Elseid Hysaj është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Napolit, por ai është lojtari i dytë më pak i paguar në ekipin e Sarrit. Mbrojtësi merr 700 mijë euro në sezon dhe ka një kontratë deri në vitin 2020. Më pak se ai merr vetëm portieri i dytë i Napolit Sepe (600 mijë euro).

Të njëjtën shumë përfiton edhe Etrit Berisha në skuadrën e Atalantës. Portieri i skuadrës së Gasperinit përfiton 700 mijë euro në sezon, dhe ka një kontratë deri në vitin 2021.

Futbollisti i tretë me i paguar në Seria A nga kuqezinjtë tanë është Thomas Strakosha, i cili përfiton 600 mijë euro në sezon te bardhekaltrit dhe ka një kontratë deri në vitin 2022. Ai është një ndër talentet më të paguar te lacialët.

Arlind Ajeti është lojtari i tretë më i paguar me 250 mijë euro në sezon në skuadrën e Crotones. Ai është futbollisti i pestë më i paguar në ekipin e sapongjitur në Seria A.

Më të varfrit nga shqiptarët e Sera A janë ata që luajnë te Benevento. Kështu Memushaj përfiton 200 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në 2019, ndërkohë që Djimsiti përfiton vetëm 100 mijë euro. /vipsport.al/