Nuk pagoi këstet e kredisë, ish-lojtarit të Milanit dhe Interit i sekuestrojnë makinën

Sulley Muntarit i sekuestrojnë automjetin tip Mercedes Amg G63.

Shkak për këtë janë bërë këstet e kredive që ish-mesfushori i Milanit dhe Interit nuk u ka paguar bankave në Itali.

Lajmi raportohet nga ‘Il Secolo XIX’, sipas së cilës, Muntari është denoncuar nga një bankë në Genova, e cila pretendon se 33-vjeçari nuk ka paguar këstet e kredisë.

Muntari është ndaluar nga policia në Chiaso pas denoncimit të bankës, ndërsa ka pranuar se nuk ka paguar këstet e kredisë, pasi po kalon një moment delikat në jetë, ndonëse ka pranuar se shumë shpejt do të rregullojë gjithçka.

Për momentin, automjeti i mesfushorit 33-vjeçar, me vlerën e 150 mijë eurove është sekuestruar nga policia.

Sezonin e shkuar, Muntari ishte pjesë e Pecara-s në Serinë A, por aktualisht është pa skuadër.