Njihuni me skuadrën më të “plakur” dhe më të “re” të Superligës

Vitet e fundit, klubet në Superligë kanë nisur t’u japin dorë futbollistëve të rinj në moshë, më shumë se vitet e tjera.

Një strategji që shpesh ka rezultuar e suksesshme, pasi janë përfituar të ardhura nga shitja e tyre. Rastet janë ato të Latifit, Ramadanit, Vecajt apo edhe Olainkës, Merveile, Akuah e të tjerë, ndonëse këta të fundit janë të huaj. Gjithsesi, mosha e re nuk i pengoi të bënin diferencën dhe të merrnin besimin e trajnerëve.

Aktualisht, mosha mesatare e Superligës është 25 vjeç. Në 10 ekipet e kampionatit aktivizohen 308 futbollistë gjithsej, 64 prej të cilëve janë të huaj.

Skuadra më e “plakur” e Superligës është Kukësi me një moshë mesatare të ekipit 26.6 vjeç, ndjekur me një diferencë shumë të vogël nga Lushnja me 26.5 dhe Kamza me 26.4.

Futbollisti më i madh në moshë në Superligë është Orges Shehi, 39 vjeç, i cili përtej këtij fakti vijon të mbetet një nga futbollistët më të mirë të kampionatit dhe një pikë e fortë e Skënderbeut.

Ekipi më i ri në moshë është Laçi, me një mesatare prej 23.1 vjec, ndjekur nga Teuta me 23.6./VIPSPORT.AL

Skuadra                    Nr. i lojtarëve/Mosha mesatare/ Nr. lojtarëve të huaj