Neymar kërkon shitjen e Cavanit, Napoli bëhet gati për ta rrëmbyer

Transferimi i Neymarit dhe Mbappe kanë përforcuar më siguri PSG-në gjatë këtij sezoni. Dy blerjet e reja kanë formuar një tridentë të frikshëm me Edinson Cavanin. “El Matador” ndërkohë mund të largohet shumë shpejt nga parizienët pas sherrit që ka pasur në javën e fundit me brazilianin Neymar, të dielën e kaluar.

Sipas mediave spanjolle ish-ylli i Barcelonës ka kërkuar shitjen e shokut të ri te Paris Saint Germain. Skuadra franceze ka nisur të shohë alternativat se ku mund ta largojë bomberin e njohur uruguaian.

Cavani mund të rikthehet te Napoli, pasi në një intervistë disa muaj më parë ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish me ekipin e Sarrit. /vipsport.al/