Mourinho: Ja sa do të mungojë Pogba …

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dyshon se ylli i skuadrës së tij, Paul Pogba do të mungojë disa javë.

Francezi u dëmtua në pjesën e parë në fitoren 3-0 ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve.

“Nga përvoja di të them që bëhet fjalë për një dëmtim muskulor. Besoj se Pogba do të mungojë për disa javë”, u shpreh strategu portugez pas ndeshjes.

Pogba ka bërë një fillim mbresëlënës në sezonin e ri, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar disa asist në katër ndeshjet e para në Premier League. /vipsport.al/