Kalendari i ngjeshur për Milanin, 6 ndeshje në 17 ditë

Milani ka një kalendar të ngjeshur gjatë këtij sezoni, të shkaktuar për shkak të pjesëmarrjes në Europa League. Kuqezinjtë kanë 17 ditë tur force, teksa do të luajnë 6 ndeshje në kampionat dhe Europa League.

Fillimisht do të nis në Austri, ndërkohë që më pas do të presin në shtëpi Udindesen dhe Spal, për të udhëtuar më vonë në Xhenova. Rijeka dhe Roma do të mbyllin turin e Milanit për muajin shtator që do të kërkojë shumë punë nga ekipi i Montellës.

Ja programi i plotë i kuqezinjve:

E enjte, 14 shtator: Austria Vienna-Milano

E diel, 17 shtator :  Milan-Udinese

E mërkurë, 20 shtator: Milan-SPAL

E diel, 24 shtator:  Sampdoria-Milan

E enjte, 28 shtator: Milan-Rijeka

E diel, 1 tetor : Milan-Roma