Messi u zhbllokua, ky ishte goli i parë ndaj Buffon

Lionel Messi më në fund ka shënuar golin e parë ndaj Gianluigi Buffon. Ylli i Barcelonës ka zhbllokuar ndeshjen në “Cam Nou” duke realizuar në minutën e fundit.

“Pleshti” ishte përballur katër herë me portierin italian, por asnjëherë nuk kishte arritur që ta dërgonte topin në rrjetë. Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave mund të krenohet për faktin që i ka shënuar një portieri si Buffon. /vipsport.al/