Messi apo Dybala? Panucci tregon cili është më i mirë …

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panuccin i ftuar në emisionin e Ligës së Kampionëve në “Premium Sport” ka folur për krahasimet mes Messit dhe Dybala-s.

“Messi është më i fortë, dua të jem i sinqertë. Në të ardhmen Dybala mund të luajë për Barcelonën. Ai është një lojtar i madh, dhe është shumë i përshtatshëm për të luajtur në ‘Camp Nou’.

Higuain? Ka kaluar disi vështirësi në fillim të sezonit, por nëse i jep një top në zonë, ai e dërgon në rrjetë.

Zgjedhjet taktike të Juves? Allegri ka bërë një zgjedhje të mirë që luan me tre mesfushorë, pasi te ky Juventus mungon Chiellini, i cili është shumë agresiv në prapavijë. Me dy mesfushorë do të ishte më e vështirë për të ndalur Barcelonën”, tha Panucci pak minuta më parë. /vipsport.al/

 

more recommended stories