Mbrojtësi i Bilbaos fiton për herë të dytë betejën me kancerin

Athletic Bilbao ka lajme pozitive për progresin e mbrojtësit Yeray Alvarez, pasi ai po bën kimioterapi në betejën për të mposhtur kancerin në testikuj. Ai u diagnostifikua fillimisht në sezonin e kaluar, teksa u operua në muajin dhjetor dhe më pas u rikthyer në fushë ndaj Barcelonës në fillim të shkurtit.

Teste të tjera në muajin qershor, evidentuan se kanceri ishte shfaqur sërish. Alvarez ka reaguar mjaft mirë deri tani ndaj trajtimeve. Klubi spanjoll i Bilbaos ka konfirmuar se mbrojtësi e ka fituar për herë të dytë betejën me kancerin dhe do të rikthehet sërish në fushë. /vipsport.al/