Mbrëmja e dytë e Championsit, ja super sfidat e ditës së sotme

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e para në grupet E, F, G, H. Në grupin E, spikat dueli ndërmjet Liverpoolit dhe Sevillas që do të vendos shumë për skuadrën që mund ta mbyll në vendin e parë.

Në grupin F, Napoli i Elseid Hysajt do të luajë në transfertën e vështirë të Shakhtar Donesk, ndërkohë që Feynord do të presë Manchester City-in. Sa i përket mbrojtësit shqiptar ai do të jetë nga minuta e parë, teksa është një ndër elementët më të rëndësishëm në ekipin e Sarrit.

Në grupin G, kemi një dueli shumë interesant mes Leipzing dhe Monacos, ndërkohë që Porto do të presë Besiktasin. Grupi i “ferrit” H, nis për Realin me një duel të lehtë në letër ndaj APOEL-it, ndërkohë që Tottenham dhe Dortmund do të përplasin brirët për të marrë pikët e para. /vipsport.al/