Marcelo “zgjat martesën” me Realin deri në vitin 2022

Tifozët e Realit tani e mbrapa mund të rrinë të qetë, të paktën në krahun e majtë, atje ku zoti i fushës është Marcelo. Mbrojtësi brazilian ka rinovuar sot kontratën deri në vitin 2022, ndërkohë që luan në “Bernabeo” që nga 2007.

Ai është kthyer në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe një nga pikat kyçe të sukseseve të Real në vitet e fundit. Marcelo ka fituar katër tituj të La Liga-s dhe ka ngritur tre herë trofeun e Champions League. 29-vjeçari është mbrojtësii që ka dhuruar më shumë asist në Europë këtë sezon, nga kampionatet kryesore (11 të tillë). Rinovimi i kontratës është një tjetër shenjë se ai do ta mbyllë karrierën në klubin spanjoll.

SHKELMI- Ndërkohë mbrojtësi i Real Madridit është pezulluar me 2 ndeshje për shkak të gjestit antisportiv në përballjen e fundjavës kundër Levantes. Vendimi është dhënë nga Komisioni Disiplinor i Ligës Spanjolle, ndërsa Marcelo qëlloi qëllimisht me shkelmë lojtarin. Braziliani do të mungojë ndaj Real Sociedad këtë të shtune dhe kundër Betisit të mërkurën e ardhshme. /vipsport.al/