Lojtari thyen këmbën, bashkëshortja dhe djali i tij shpërthejnë në lot

Futbollisti i Club General Diaz, Richard Prieto në Paraguai ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë duke thyer këmbën në një ndeshje të luajtur ndaj Nacional.

20-vjeçari pati një mundësi shumë të mirë përballë portierit, por ky i fundit i ndërhyn shumë ashpër duke i thyer këmbën. Arbitri jo vetëm që nuk akordoi 11-metërsh, por lejoi vazhdimin e lojës, teksa më vonë dhe me ndërhyrjen e lojtarëve u kërkua futja e menjëhershme e mjekëve.

Shokët e skuadrës dhe tifozët kanë mbetur të shokuar, ndërkohë që më e rëndë ishte për bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, teksa tentuan të futeshin në fushë për të parë gjendjen e Prietos. Klubi ka njoftuar se lojtari ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale, por do të mungojë për një kohë të gjatë. /vipsport.al/

 

 

more recommended stories