Liga e Kombeve, ja kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

UEFA ka zbuluar detaje të reja të formatit të Ligës së Kombeve që do të starton nga vjeshta e vitit 2018, pas Kupës së Botës që do të zhvillohet ë Rusi. 55 përfaqësueset e Konfederatës Europiane do të ndahen në katër Liga, A, B, C dhe D, në bazë të renditjes UEFA-s në përfundimit të eliminatoreve të Rusi 2018.

12 përfaqësueset e para do të luajnë në Ligën A, 12 skuadrat që vijnë më pas në Ligën B, 15 të radhës në Ligën C dhe 16 të fundit në Ligën D.

Skuadrat e Ligave A dhe B, do të ndahen në katër grupe me nga tri skuadra. Liga C do të ketë një grup me tri skuadra dhe tre grupe me nga katër, ndërsa Liga C katër grupe me nga katër ekipe. Procedurat e shortit mbeten për t’u përcaktuar.

Nëse merret parasysh klasifikimi aktual i UEFA-s, pra edhe pa u luajtur dy ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit, Shqipëria që klasifikohet e 26-ta, do të ishte  e dyta në Ligën C, pas Sllovenisë, më pas vijnë me radhë Mali i Zi, Serbia, Skocia, Republika Ceke, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estonia dhe Azerbajxhani.

LIGA A (ekipet do të ndahen në katër grupe me tre ekipe)

Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Zvicra, Franca, Anglia, Italia, Polonia, Kroacia, Islanda, Uellsi

LIGA B (ekipet do të ndahen në katër grupe me tre ekipe)

Rusia, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Suedia, Holanda, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Turqia, Republika e Irlandës, Danimarka, Hungaria

LIGA C (ekipet do të ndahen një grup me tre, dhe tre të tjerë me nga katër ekipe)

Sllovenia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Skoci, Çekia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qiproja, Finlanda, Estonia, Azerbajxhani

LIGA D (ekipet do të ndahen në katër grupe me nga katër skuadra)

Lituania, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Letonia, Moldavia, Kazakistani, Lihtenshtajni, Andora, Malta, Kosovë, San Marino, Gjibraltar