Legjionarët priten titullar këtë fundjavë në Seria A, vetëm Djimsiti “ngroh” stolin

Shqiptarët e Seria A pritet që të luajnë nga minuta e para në ndeshjet e kësaj fundjave. Elseid Hysaj, Etrit Berisha, Memushaj, Ajeti dhe Strakosha do të jenë në fushë në duelet e radhës.

Portieri i Lazios do ta ketë më të vështirë pasi përballë do të gjejë Milanin e Montellës, që po kalon një moment fantastik. Atalanta e Berishës do të presë Sassuolon, ndërkohë që Memushaj do të debutojë ndaj Torinos së Mihajlovic.

Hysaj nuk pritet të ketë shumë probleme ndaj Bolognës, ndërkohë që Ajeti sfidon Cagliarin në transfertë. /vipsport.al/