Lajmi i fundit/Probleme pronash, Halili grushte me mjekun e njohur

Një konflikt mes presidentit të Tiranës, Refik Halilit, dhe mjekut Krenar Preza, ka degjenuar në një sherr me grushte mes palëve pak orë më parë.

Shkaku i këtij sherri ka motive pronësie, ku Halili dhe Preza kishin një marrëveshje më parë për ndërtimin e një pallati nga ana e presidentit të Tiranës, ndërsa pala tjetër kishte përfitimet e veta.

Halili nuk i ka qëndruar marrëveshjes dhe është dashur të ndërhyjë përmbaruesi Baftjar Nela. Nga mjeku Preza pretendohet sipas marrëveshjes për 3 apartamente, 3 garazhe, një dyqan dhe një shumë eurosh.

Gjatë momentit të ballafaqimit mes palëve mëngjesin e sotëm situata ka degraduar dhe ka pasur një sherr mes palëve. Tashmë çështja po ndiqet nga poilica, sepse mjeku Preza e ka denoncuar presidentin e Tiranës.