Lajmi i fundit/ Kupa e Shqipërisë, ja cilën sfidë do transmetojë TVSH

Nesër starton raundi i parë i Kupës së Shqipërisë, një kompeticion i ndarë në dy grupe: A dhe B.

Skuadrat e Superligës do të zbresin të gjitha në fushë përveç Skënderbeut që luajti pak ditë më parë ndaj Mamurrasit dhe fitoi 8-0 ndeshjen e parë. Kjo pasi korçarët do të luajnë të enjten për Europa League ndaj Dinamos së Kievit.

Ndërkohë që ndeshja e përzgjedhur nga TVSH-ja për t’u transmetuar për Kupën e Shqipërisë do të jetë Besa-Tirana, sfidë që do të startojë në orën 16:00, ashtu si gjithë përballjet e tjera që do të zhvillohen nesër.