Kategoria e Parë, për herë të parë luhet me drita, e transmeton TVSH

Kategoria e Parë do të startojë sezonin 2017-2018 këtë të shtunë.

Me Tiranën për herë të parë në këtë kategori, RTSH ka menduar të transmetojë takimin e bardhebluve kundër Ilirisë së Fushë-Krujës.

Një ndeshje e cila do të luhet në orën 18:00 në staduimin “Selman Stërmasi”.

E veçanta e këtij takimi për Kategorinë e Parë është se do të luhet nën dritat e prozhektorëve, të paktën pjesa e dytë e sfidës kur do të nisë edhe të bjerë efekti i ndriçimit natyral. Hera e parë që Kategoria e Parë zhvillon një sfidë në këtë orar dhe nën efektin e ndriçimit të prozhektorëve në stadium.