Juventus: tani në punë për Champions

 

Juventusi arkivon kampionatin italian dhe përgatitet për një aventurë të re në Ligën e Kampionëve.

Tre muaj pas finales së humbur kundër Realit të Madridit në mbrmëjen e Kardifit, bardhezinjtë e nisin nga “Kamp Nou” dhe nga Barcelona, të cilën e eliminuan në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar të kompeticionit.

Kjo kundër “blaugranave”, të martën në mbrëmje, është ndeshja e parë e fazës së grupeve.

Këtë mengjes, në Vinovo, u zhvillua stërvitja e parë në kuadër të takimit: punë tekniko dhe taktiko. Kielini mund të rikuperohet, ndërsa pritet të vlerësohet gjendja e Manzukiçit. /Vipsport.al/