I zë gjumi në avionë, Abrashi tallet keq me shokët e kombëtares

Futbollistët e kombëtares sonë kanë kaluar një javë shumë të lodhshme për shkak të dy ndeshjeve ndaj Lihtejshtenit dhe Maqedonisë, por dhe për shkak të udhëtimit të gjatë nga Elbasani në Strumnicë.

Disa prej tyre janë kthyer menjëherë nga Shkupi për në ekipet e tyre respektove. Abrashi ka udhëtuar së bashku me Veselin dhe Kukelin, por mesfushori i kuqezinjve tanë ka përfituar nga lodhja e shokëve të tij për t’u bërë një rreng.

Ai u ka vendosur nga një letër në gojë gjatë momentit që flinin, teksa për Kukelin këtë gjë e ka treguar edhe me anë të një video-je. /vipsport.al/

 

more recommended stories