Humbet Bazeli, Taulant Xhaka fajtor te goli dhe me karton

 

St.Galen triumfoi 2-1 ndaj Bazelit, me të dyja ekipet që patën nga një lojtar shqiptar: Albian Ajeti për St.Galenin dhe Taulant Xhaka për Bazelin.

Taulant Xhaka ishte fajtor për golin e parë të pësuar nga Bazeli në në minutën e 15-të, kur ndërhyri në mënyrë naïve në zonën e rreptësisë, Marko Aratore arriti t’ia marrë topin lojtarit shqiptare dhe shënoi në këndin e djathtë të portës.

Në minutën e 25-të, Albian Ajeti ndërmoir në sulm të fuqishëm drejt portës së Bazelit,, gjuajtja e tij u bllokua nga Vaslik, me topin që mbërriti te Daniel Alesiç që pa më të voglin mundim shënoi golin e 2-0.

Mesfushori Taulant Xhaka ishte në hije deri në minutën e 29-të, kur edhe u ndëshkua me karton të verdhë për një faull.

more recommended stories