Higuain u tregon gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës

Gonzalo Higuain ka zhvilluar mbrëmë një ndeshje shumë të dobët ndaj Barcelonës, ndërkohë që në minutat e fundit Allegri e nxori nga fusha. Në momentin që argjentinasi po linte fushën e lojës, tifozët e Barcelonës e kanë vërshëllyer, pasi ai është një ish-futbollist i Realit, dhe kjo nuk është harruar nga fansat blaugrana.

I zhgënjyer nga humbja, por dhe nga vërshëllimat e tifozëve, Gonzalo Higuain u është përgjigjur tifozëve duke u ngritur gishtin e mesit në momentin që po hynte në stolin e rezervave. Një gjest që i vuri kapakun mbrëmjes së errët të tij. /vipsport.al/

more recommended stories