Hasi: Brenda një jave humba gjithçka

 

Trajneri shqiptar i Olimpiakosit të Pireut, Besnik Hasi, tha gjatë një konference për shtyp në prag të super sfidës kundër AEK-ut se brenda një jave kampionët e Greqisë humbën gjithçka.

“Është e vërtetë që, ne nuk kemi pasur rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Me Ksanthin ne luajtëm, krijuam shanse për ta fituar ndeshjen, por nuk e bëmë. Me Asteras ne nuk ishim mirë, është një ekip që ju nuk mund ta fitoni lehtë.

Brenda një jave ne humbëm gjithçka. Në ramë nga kreu dhe tani e shohim si një mundësi për t’u ringritur. Kundër AEK-ut është një derbi, ne jemi përgatitur në mënyrën më të mirë,pasi ne duam sërish ta fitojmë kampionatin”, – tha Hasi që është në sezonin e tij të parë me skuadrën më të famshme të Greqisë.

“Në e dimë rëndësinë e derbit dhe ne të gjithë jemi gati. E njohim potencialin tonë, konkurrenca është rritur midis lojtarëve tanë, pasi gjithsecili dëshiron të luajë në këtë derbi dhe kjo është një gjë e mirë për lojtarët tanë”.