Goli “alla Barcelona” i Betisit, “galaktikët” në gjumë për një minutë

Betis mbrëmë ishte një mur i pakalueshëm për skuadrën e Real Madrid. Skuadra e Zidane jo vetëm që e kishte të vështirë për të gjetur golin e avantazhit, por e pësoi atë në fundin e ndeshjes pas një aksioni spektakolar të miqve.

Në 69 sekonda futbollistët e skuadrës së Betisit bëjnë një aksion “alla Barcelona”, i cili u finalizua me sukses nga Sanabria. 10 lojtarë morën pjesë në aksion duke kryer 22 pasime, për të lënë të shtangur futbollistët e Realit, që kalon një minutë për t’u harruar.

Shihni më poshtë aksionin e plotë dhe skemën e golit të paraqitur në mënyrë grafike. /vipsport.al/