Gabim në njoftimin e ndeshjes dhe menjëherë plasin batutat në Vlorë

Një faqe e Flamurtarit në rrjetin social facebook, natyrisht jo ajo zyrtare e klubit kuqezi, në njoftimin e saj për ndeshjen e sotme të Kupës së Shqipërisë me Dinamon, kishte bërë një gabim.

Disa gabime drejtshkrimore në fakt, por binte në sy një gabim i madh në datën e ndeshjes (kuptohet pa dashje), ku shkruhej viti 217 në vend të vitit 2017. Ndoshta një gabim nga nxitimi, por që nuk i ka shpëtuar syrit të vlonjatëve dhe mënjëherë kanë shpërthyer batutat. Një të tillë e ka lëshuar edhe një nga gazetarët sportivë të Vlorës, siç mund të shikoni edhe vetë…