FOTO/ Ja si do të luajnë sot Barça-Juve, Allegri habit me zgjedhjen në mesfushë

Barcelona-Juventus do të jetë takimi më interesant që do të zhvillohet sot në mbrëmje në Champions League.

Dy gjigantët e Europës do të përballen mes tyre në “Camp Nou” në orën 20:45.

Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Ato shkruajnë me siguri për mënyrën se si Valverde dhe Allegri do të reshtojnë ekipet e tyre në fushë.

Surpriza e madhe është në formacionin e Juventusit, pasi trajneri italian ka vendosur të aktivizojë si titullar në krahun e majtë të mesfushës, Sturaro-n.

Një zgjedhje e çuditshme duke ditur se Allegri ka në përbërje edhe Federico Bernardeschi që e bleu në verë për 40 milionë euro nga Fiorentina, por sot nuk e ka preferuar si titullar para Sturaro-s.

more recommended stories