Etrit Berisha në formacionin më të mirë të javës në Seria A

Java e tretë në Seria A ka konfirmuar shumë për ecurinë që pritet të ketë ky sezon. “Tuttomercatoweb” ka publikuar formacionin më të mirë të javës, teksa pjesë e saj është edhe një shqiptar, Etrit Berisha.

Portieri i Atalantës bëri një paraqitje të shkëlqyer në suksesin e parë për këtë sezon në Seria A për ekipin e Gasperinit. Portieri i kombëtares është vlerësuar për reflekset e tij, ndërkohë që nuk ka aspak faj në golin e pësuar. Berisha po kalon një moment të artë, teksa kujtojmë që në sezonin e fundit ka kontribuar shumë për ta çuar bergamaskët në Europa League.

“Berisha 7 – I jashtëzakonshëm në fund, kur mbron avantazhin me dy ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Raguzës dhe Açerbit, vlerësimi i “Tuttomercatoweb”.

Në 11-shen më të mirë nuk mungon as Dybala dhe Immobile, të cilët janë dy futbollistët më të mirë të kësaj jave. /vipsport.al/