Erdhi me bujë, largohet pas 2 javësh nigeriani nga Tirana

Erdhi si një ndër blerjet më të bujshme të merkatos së verës, por aventura e mbrojtësit nigerian Oriji Kalu te skuadra e Tiranës, ka zgjatur vetëm dy javë.

25-vjeçari iu bashkua skuadrës së bardhebluve në muajin gusht me kërkesën e trajnerin Ze Maria. Gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë dhe futbollisti ka kërkuar zgjidhjen me marrëveshje të kontratës.

Tirana e ka miratuar kërkesën e tij, dhe në këtë mënyrë lojtari do të largohet si lojtar i lirë.

“Mbrojtësi nigerian Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana, duke e mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes së firmosur më 31 gusht. Kalu nuk do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.

 

more recommended stories