E mbani mend Sotir Ninin që refuzoi Shqipërinë? Ja ku ka përfunduar sot

Sotir Nini u kthye në një nga futbollistët më të përfolur në Shqipëria pak vite më parë kur ai refuzoi të luante me Kombëtaren kuqezi dhe zgjodhi përfaqësuesen e Greqisë.

Në atë kohë konsiderohej një talent i madh, ndërsa ishte shpresa e Panathinaikos-it për t’u shitur miliona euro.

Megjithatë, karriera e tij erdhi në rënie teksa aventura te Parma rezultoi dështim, ndërsa më pas firmosi për PAOK, u rikthye te Panathinaikos, për të vijuar karrierën në Belgjikë me Charleroi dhe Mechelen.

Pikërisht klubi belg i Mechelen e la të lirë në merkaton e verës, ndërsa dy ditë më parë, 27-vjeçari firmosi në Izrael me një skuadër pak të njohur, Makabi Petah Tikva.

Ndoshta, ky mund të jetë shansi i fundit për Sotir Ninin, i cili ashtu si Elvis Kabashi, si për rastësi kanë njohur vetëm zhgënjime në karrierën e tyre futbollistike që nga momenti që refuzuan të luanin për Shqipërinë.

Sotir Nini