E dini që Messi asnjëherë nuk i ka shënuar Buffon-it …

Barcelona do të përballet me Juventusin sonte në mbrëmje në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mediat ndërkombëtare janë përqendruar në statistikat e përballjeve mes këtyre dy gjigantëve. Një fakt interesant është se sulmuesi argjentinas i katalanasve Lionel Messi, ka një statistikë negative përballë portierit të “Zonjës së Vjetër”, Gianluigi Buffon.

“Pleshti” nuk ka mundur që t’i shënojë asnjëherë Buffon edhe pse deri më tani ka luajtur disa ndeshje. Vitin e kaluar katalanasit nuk shënuan asnjëherë në të dyja ndeshjet. Sfida e parë në Torino përfundoi 3-0 për bardhezinjtë, ndërkohë e kthimit u mbyll në barazim pa gola. /vipsport.al/