Dyshime për “pazar” te arbitrat, FSHF mban të fshehtë listën

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë sot një njoftim, për vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv. Një prej këtyre vendimeve, kishte të bënte me një ndihmë financiare për klubet, duke i hequr kuotën e pjesëmarrjes, të cilën do e mbulojë me shpenzimet e veta. Për klubet e Superiores ajo është 1,130,500 lekë të rinj, për Kategorinë e Parë është 810,000, ndërsa për ato të Kategorisë së Dytë është 370,500 lekë të rinj. Por, ky nuk ishte vendimi i vetëm. Një tjetër vendim, ishte miratimi i listës së plotë të arbitave, vëzhguesve dhe delegatëve. Kaq ka mjaftuar edhe me njoftimin, duke mbajtur të fshehtë se çfarë liste ka miratuar. Në fakt, problemi nuk lidhet thjesht me mungesën e transparencës mbi arbitrat, por me mundësinë e “pazarit” të mundshëm tek disa prej tyre.

  • Në mbledhjen e fundit të gjyqtarëve, ka pasur disa mungesa, për shkak se bëhet fjalë për arbitra që mund të jenë dënuar për shkaqe se kanë prishur qejfin e drejtuesve. Kjo është një alibi e besueshme, për aq kohë sa arbitrat, të cilët kanë bërë vërtet gabime në gjykim, nuk janë dënuar. Përkundrazi, janë promovuar. Si rrjedhojë, për këta arbitra që janë lënë jashtë, është bërë një formë shembulli, për të ndjekur “frymën” e duhur në gjykim.
  • Së dyti, dyshohet se duke mos bërë publike listën, ekziston mundësia e një “pazari” të mundshëm nga ana e Komitetit Ekzekutiv, Federatës apo Komisionit të Arbitrave. Pasi, pikërisht arbitrat që mund të mos jenë përfshirë për momentin, u është lënë të kuptohet se edhe mund t’u djegin karrierën. Dhe nëse do ketë një “reflektim” nga këta gjyqtarë të lënë jashtë sistemit, mund t’i rikthejnë në javët apo muajt e ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv vazhdon të konfirmojë se ka një “fshehje” të mënyrës së tij funksionimit, pasi vendimet e detajuara dhe me pika, ashtu siç duhen m,rrë dhe bërë publike, nëse kemi të bëjmë me një institicuion serioz, për herë të fundit janë publikuar siç duhet më datën 19.05.2014. Janë më shumë se 3 vite, që ata nuk publikojnë në mënyrë zyrtare vendimet e tyre. Për më tepër, vendimi i fundit nuk u është komunikuar as klubeve me e-mail, apo me ndonjë formë tjetër komunikimi. Një fshehje që i bën edhe vetë klubet e futbollit, të jenë më sytë nga “qielli” për të ditur se kush është arbitër, vëzhgues apo delegeat. Nëse janë miratuar në fillim të edicionit, apo dikush mund t “mbijë” nga hiçi në mes të edicionit. Një transparencë e munguar, që nuk bën gjë tjetër, veçse rrit dyshimet për pazare të mundshme…

 

Njoftimi i FSHF për vendimet e Komitetit Ekzekutiv

 

Vendimi i fundit i publikuar i plotë nga Komiteti Ekzekutiv, daton në vitin 2014