Dynamo Kiev 10-fish më e shtrenjtë se Skënderbeu edhe pa Jarmolenkon

Dynamo Kiev do të jetë kundërshtari i parë i Skënderbeut në fazën e grupeve në Europa League, teksa ndeshja do të luhet në orën 19:00. Skuadra ukrainase pak ditë më parë ka shitur yllin e skuadrës Andrij Jarmolenko për 25 milionë euro te Borussia Dortmund.

Gjithsesi largimi i tij nuk e dobëson shumë ekipin Ukrainas, që ka 10-fishin e vlerës së Skënderbeut. Sipas sajtit të specializuar “transfermarkt” vlera e përgjithshme e Dynamo Kiev shkon në 61 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i Dinamos së Kievit është qendër-mbrojtësi kroat, Vida, kartoni i të cilit kushton 9 milionë euro, pas tij vjen mesfushori i majtë paraguaian, Derlis Gonzalez, vlera e të cilit përllogaritet në 7 milionë euro.

Vetëm 3 lojtarë kanë një vlerë më të ulët se 1 milion euro, ndërkohë që Skënderbeu është dukshëm larg, teksa vlera e përgjithshme shkon në 6.33 milionë euro.

Sabjen Lilaj është lojtari më i shtrenjtë, teksa kartoni i tij shkon në 500 mijë euro, ndërkohë që James dhe Nespor vijnë pas tij. /vipsport.al/

 

more recommended stories