Duro ndryshon gjithçka, vetëm 3 titullarë në fushë dnaj Dinamos

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka vendosur të hedhë në fushë  një formacion krejtësisht ndryshe ndaj Dinamos, pasi më shumë mendon për kampionatin.

Në krahasim me ndeshjen e Korçës me Skënderbeun, ai ka ndryshuar thuajse gjithçka. Në fushë nga ai formacion janë vetëm mbrojtësit Bicaj dhe Jakovljeviç, si dhe mesfushori Sidibe, të tjerët janë të rinj.

Në portë luan Qirko, Musta luan si mbrojtës i majtë, Liçaj në të djathtë, ndërkohë që ka hapësirë për afrikanët e tjerë Kamara e Toungara, si dhe për Hysenin, Nezirajn dhe Hoxhën.