Duro: Danilo Alves i humbi të gjithë topat, mbrojtja ishte perfekte

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka kritikuar futbollistët e tij pas ndeshjes. Strategu i ekipi vlonjate ka evidentuar kryesisht Danilo Alves, i cili sipas tij ka humbur shumë topa.

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj, dhe skuadrat kundërshtare duhen respektuar. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, ashtu siç unë e kisha planifikuar. Siç duket edhe presioni nga tifozeri, ndikoi në planin emocional. Në pjesën e dytë ishim dominues, por nuk ishim të qetë përpara portës. Arritëm që të mbulonim shumë mirë Abazajn dhe Bregun.

Danilo Alves sot ka bërë shumë gabime, mund të them që ka humbur 8 topa. Me futjen në fushë të Zhupës, i dha më shumë gjallëri veprimeve sulmuese.

Kamara nuk funksionoi mirë në pjesën e parë, ndaj dhe u detyrova që ta zëvendësoj në pjesën e dytë. Jam shumë i kënaqur që gjatë gjithë ndeshjes i mbuluam mjaft mirë Abazajn dhe Bregun”, u shpreh Duro pas ndeshjes. /vipsport.al/