Dortmundi i Bosz është i frikshëm, mbrëmë vendosi dy rekorde …

Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrë të frikshme këtë sezon në Bundesligë. Verdhezinjtë fituan mbrtëmë 0-3 në transfertë ndaj Hamburgut duke u konfirmuar si rivali kryesor i Bayernit në luftën për titullin kampion.

Skuadra që nga Peter Bosz është e vetmja në Europë që nuk ka pësuar asnjë gol gjatë këtij sezoni në 5 kampionatet kryesor. Dortmund ka shënuar 13 gola në 5 javët e para, teksa gjendet në krye të kampionatit me po kaq pikë 13 (4 fitore, 1 barazim).

Rekordet nuk ndalen këtu për verdhezinjtë që kanë thyer një tjetër rekord pasi mbrëmë kanë kaluar shifrën e 3000 golave në historinë, duke u bërë skuadra e tretë në botë që kalon këtë shifër. /vipsport.al/