Dorëzohet Mavraj: Ne nuk kemi një Aubameyang në ekip

 

0-3 me Borusia e Dortmundit.

Humbja e tretë rresht në pesë javë kampionat: Hamburg-Lajpcig 0-2; Hanover 96-Hamburg 2-0 dhe Hamburg-Borusia Dortmund 0-3.

Mërgim Mavraj e ka një shpjegim. “Ne nuk kemi një Aubameyang në ekip”, citohet qendërmbrojtësi shqiptar nga gazeta gjermane “Abendablatt”.

“Fillimi më i keq në historinë e Hamburgut në Bundesligë”, shkruan bibla e futbollit gjerman, Kicker.de.

Gjithsesi, lojtari Kuqezi ishte një ndër më të mirët në fushë për Hamburgun, por nuk ia arriti dot ta ndihmojë ekipin nga humbja 0-3