Ditë nënshkrimesh te Besa, spikat afrimi i Mario Morinës

Atmosfera te zyrat e Besës së Kavajës kanë qenë të pazakonta sot, kjo për vetë faktin e nënshkrimit të shumë kontratave në prag të sezonit të ri të Kategorisë së Parë, ku spikat ai i ish-sulmuesit të Tiranës, Mario Morina, lajm që u njoftua në mënyrë ekskluzive nga “Vipsport.al” dy ditë më parë. Kryebashkiaku Isa Sakja ka premtuar se do ta ndihmojë skuadrën të rikthehet në Superligë.