Dështojnë negociatat, nuk ka paqe mes Kukësit dhe tifozëve

Mbeten në të njëjtën “llogore” tifozët e Kukësit, të cilët nuk pranojnë të kthehen masivisht në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Zemërimi i tifozëve kuksianë lidhet me emërimin në stolin e skuadrës së tyre i trajnerit serb Mladen Milinkovic. Ata e kundërshtuan që në fillim ardhjen e tij te Kukësi dhe vazhdojnë të mos e pranojnë faktin që një trajner serb të drejtojë skuadrën.

Ka pasur tentativa nga disa prej lojtarëve titullarë të Kukësit që të bindin tifozët, ose më saktë organizatorët e grupimeve kryesore të dy tifozërive, por pa rezultat. Tifozët mbeten të distancuar nga Kukësi dhe nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje.

Trajneri serb, Milinkovic, mbetet i padëshiruar nga tifozët e Kukësit