Derbi i kryeqytetit, Partizani masakron Tiranën në “Skënder Halili”

 

Tirana dhe Partizani luajtën sot një ndeshje miqësore me styre, ku të kuqtë kanë triumfuar bindshëm. Bëhet fjalë për skuadrat e dyta, apo skuadrat B, që kanë luajtur një miqësore pak më parë në fushën e kompleksit “Skënder Halili”

Plot 6 herë ka shënuar Partizani në portën e Tiranës, pa pësuar asnjë gol. Të besuarit e trajnerit Genc Mahmutaj treguan supermacinë e tyre ndaj bardhebluve, duke bindur në derbin me Tiranën. Për të kuqtë shënuan Bajramaj 2 herë, Kumanova, A.Hoxha, Merko dhe Malaj. Të dyja skuadrat marrin pjesë në Kategorinë e Dytë.

Partizani e nisi ndeshjen me këtë formacion: Sylenji, Çela, Lila, Bajo, Sallaku, Kumanova, Asllani, Malaj, Merko, Bajramaj dhe Gjeçi.