Dani Alves organizon darkë pajtimi për Cavani-Neymar

Në shtëpinë e PSG rikthehet qetësia vetëm falë Dani Alves. Pas tensioneve në ditët e fundit pas sherrit Neymar-Cavani në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, mbrojtësi brazilian ka organizuar një dark në Paris për të vendosur paqen.

Darka është realizuar për ta bashkuar akoma edhe më shumë ekipin, ku përpara i pret një sezoni të gjatë dhe me shumë pretendime.

Dani Alves cilësohet si një lider në dhomat e zhveshjes, dhe mendohet se ai ka marrë rolin për të vendosur qetësinë në ekipin parisien, pasi situata është tensionuar shumë në ditët e fundit. /vipsport.al/