Çështja e bojkotit, ndahen në dy kahe tifozët e Tiranës

Pak ditë më parë, tifo-grupi i Tiranës, “Tirona Fanatics” mori vendimin për t’i dhënë fund bojkotit në stadium.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ky tifo-grup njoftoi se do të rikthehet të ndjekë ndeshjet e Tiranës në stadium, ndonëse përmendën edhe faktin se pakënaqësitë ndaj klubit nuk janë shuar.

Por, nëse “Tirona Fanatics” do t’i japë fund bojkotit, tifo-grupi tjetër i Tiranës, “Ëes Boys” nuk është i këtij mendimi.

Në faqen e tyre në Facebook, anëtarët e këtij tifo-grupi kanë njoftuar se po të ishte për t’u kthyer në stadium, një gjë të tillë do ta bënin në momentin kur kishte nevojë skuadra dhe jo më tani, situatë që e përkufizojnë me “inferiorë në çdo drejtim”.