Buffon viktima e fundit, Messi u ka shënuar 138 portierëve

Gianluigi Buffon është viktima e fundit e mrekullive të Lionel Messit. Ylli argjentinas u ka shënuar deri më tani 138 portierëve në karrierën e tij. Para mbrëmjes së djeshme, në tre përballje, ai nuk kishte arritur që ta mposhtë gardianin e bardhezinjve.

Shumë nisën të flisnin për tabun Buffon, por në fakt “argjërimi” me golin për “pleshtin” ndaj tij zgjati vetëm 315 minuta, madje duke i shënuar edhe dopietë.

Messi është ngjitur në kuotën e 96 golave në 116 ndeshje në Chhampions League, teksa 57 prej tyre janë shënuar në fazën e grupeve dhe 37 me eliminim direkt. Me një mesatare 0.83 gola për ndeshje ai kalon edhe Cristiano Ronaldon.

more recommended stories